Tiranë/ Sherr për vendosjen e portës mes dy personave, IMT e heq! Kërcënohen punonjësit, 5 në hetim

10 Shtator 2023, 09:37| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 09:38

  • Share

TIRANË- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Tiranë, për vendosjen e një porte.  58-vjeçari E.K., kishte vendosur një portë, por fqinji i tij 43-vjeçari F. D., ishte ankuar se porta i zinte rrugën dhe më pas mes tyre ka nisur konflikti.

Është dashur ndërhyrja e IMT-së për të hequr portën, ndërsa punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E. K., 37 vjeç, S. C., 53 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç.

Të tre personat që kundërshtuan punonjësit e IMT-së janë vënë në hetim, si edhe dy të tjerët që u përfshinë në sherr për portën. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje";

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?