Tiranë/ Sherr mes dy të miturve te ‘5 Maji’, një i plagosur! Iu gjendet edhe elektroshok

10 Qershor 2023, 20:17| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 20:18

  • Share

TIRANË- Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur ditën e sotme në zonën e 5 majit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ku pas një sherri të momentit, dy të miturit, të moshës 14-vjeç, janë zënë me grushte.

Si pasojë e sherrit, njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?