Tiranë/ Sheh policinë, 43 vjeçarin tenton të ikë me vrap, pistoletën e hedh në tokë

11 Prill, 14:37| Përditesimi: 11 Prill, 15:14

  • Share

Një 43 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, informoi sot policia e Tiranës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një patrullë policore e ndjek pas Armand Duraj në rrugën "Prokop Mima".

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi I tij u krye nga policia e komisariatit nr 2  dhe operacioni u kodua "Glock".

Në pranga ka rënë dhe Elvis Cela pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?