Tiranë/ Sekuestrohen 3 mina me sahat, 6 kapsolla detonatorë dhe arsenal armësh, do u shiteshin grupeve kriminale! 2 në pranga, 1 në kërkim

12 Prill, 11:11| Përditesimi: 12 Prill, 19:01

  • Share

TIRANË- Një arsenal armësh dhe një rast i mbajtjes së minave me telekomandë janë zbuluar nga Policia e Tiranës, ndërsa dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, informoi sot (12 prill 2024) policia e Tiranës. Në pranga janë vënë Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç.

Burime nga Antidroga e Tiranës bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, se Tanka ishte në kërkim prej kohësh në kuadër të operacionit Tempulli 2. Në momentin që Antidroga e lokalizoi, ndërhyri menjëherë për t'a arrestuar, ndërsa ishte i shoqëruar me Turtullin.

Ky i fundit sapo ka parë policinë është larguar me vrap, por është kapur menjëherë nga Antidroga. Gjatë kontrollit i gjetën doza kanabisi me vete, ndërsa në banesë Turtullit efektivët e Trafiqeve i gjetën arsenalin e armëve. 

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në një garazh në rrugën "Besim Alla" në kryeqytet, janë sekuestruar 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare. Poseduesi i tyre, A.M., është shpallur në kërkim ndërsa policia thotë se minat dhe kapsollat detonatore për llogari të grupeve kriminale. Për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, i identifikuar me inicialet A.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:35
Dalin FOTOT/ Iu gjetën arsenal armësh, kush janë dy të arrestuarit në Tiranë

1712914475_elorjantankaervinturtulli.jpg

Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç kanë rënë në pranga e Policisë së Tiranës, pas kontrolleve të ushtruara, ku u janë gjetur arsenal armësh dhe mina me sahat.

Konkretisht Turtulli i janë gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Në momentin e arrestimit, Turtulli ka qenë me Tankën. Ky i fundit ishte shpallu në kërkim prej mujash në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?