Tiranë, fusnin mallra kontrabandë, në pranga administratori i një poste private, në kërkim bashkëpunëtorja

4 Mars 2023, 09:34| Përditesimi: 4 Mars 2023, 10:12

  • Share

TIRANË- Një administrator i një poste private ka rënë në pranga ditën e sotme pasi së bashku me një 43-vjeçare fusnin mallra kontrabandë në kryeqytet. Si pasojë janë sekuestruar veshje, produkte kozmetike, medikamente e pajisje elektronike kontrabandë.

Në total janë sekuestruar nga blutë, 260 pako dhe 46 thasë me mallra kontrabandë. Pjesë e operacionit kaluan nën hetim 3 punonjës të postës, ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim administratorja e një tjetër poste private.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga administratori me iniciale, A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Vijon puna për kapjen e administratores së kësaj poste, të 43-vjeçares me inciale A. Gj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?