Armët që u gjetën në banesë e 25-vjeçarit

Tiranë/ Rrihte vazhdimisht gruan dhe mbante armë pa leje në banesë, në pranga 25-vjeçari

4 Shtator 2023, 09:36| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 15:43

  • Share

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij u gjertën edhe armë pa leje.

I riu me iniciale R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?