Personi i dëmtuar

Tiranë/ Qëlluan shqiptarin me karrige dhe e bënë për spital para finales së Conference League, arrestohen dy tifozët e Holandës

26 Maj 2022, 12:46| Përditesimi: 26 Maj 2022, 13:27

  • Share

TIRANË- Dy tifozëve holandezë nuk i shkoi mirë ndjekja e skuadrës së zemrës në Tiranë. Dy të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

"Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

Tifozët holandezë u përfshinë në një sherr në ish-kafe Europa në rrugën e Barrikadave, ku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet, goditën me sende të forta, një shqiptar që mori dëmtime në kokë siç dhe shihet në pamje, ku përfundoi i rrëzuar në tokë nga goditjet edhe me karriget e lokalit. 

Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në Shqiëpri për të ndjekur finalen mes italianëve dhe Feyenoord.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?