Foto ilustruese

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe humb jetën

22 Dhjetor 2021, 16:15| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 16:23

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një 30-vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë viktima është i riu me inicialet A.G., ndërsa ngjarja thuhet se është aksidentale. Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?