Foto ilustruese

Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, policia arreston 34-vjeçarin tek rruga 'Siri Kodra'

5 Shkurt 2022, 16:33| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 16:35

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Sajmir Brahimi.

Sakaq, blutë e qytetit raportojnë se arrestimi i 34-vjeçarit u bë në rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet. Sajmir Brahimi akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit."

Njoftimi i Policisë
Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën "Siri Kodra" u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?