Pallati në ndërtim

Tiranë/ Punëtori ndërroi jetë pasi ra nga lartësia e një pallat në ndërtim, arrestohet inxhinieri dhe tekniku i firmës ‘Asr Invest’

10 Shkurt 2023, 15:07| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:25

  • Share

TIRANË- Pas vdekjes së Kristo Dokas, punëtorit të ndërtimit i cili ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi teksa po punonte në një pallat në ndërtim në rrugën ‘Konferenca e Pezës’, në Tiranë, janë arrestuar inxhinieri dhe tekniku i firmës ‘Asr Invest’.

Policia ka arrestuar shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.

53-vjeçari, punëtor ndërtimi në një bllok pallatesh në Tiranë, humbi jetën si pasojë e rënies nga kati i gjashtë. Kristo Doka, nuk mundi t’i mbijetoj përplasjes teksa ka qenë duke punuar në pallatin në ndërtim në rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë fabrikës së miellit në Unazë të Madhe.

Burime nga policia bëjnë me dije se rënia ka qenë aksidentale, megjithatë grupi hetimor do të kryer verifikimet për të zbardhur të plotë dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pallati ishte në ndërtim nga kompania “Asr Invest sh.p.k.”, me pronar Mariglen Shamkun me 100% të aksioneve, e cila do të jetë tashmë në fokus të kontrolleve për të verifikuar nëse punëtori i saj ka qenë brenda kushteve teknike të punës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?