Tiranë/ Policia rrugore bën bilancin për 6 ditët e fundit: 8720 gjoba për shkeljen e rregullave të qarkullimit

18 Shkurt, 11:35| Përditesimi: 18 Shkurt, 11:49

  • Share

Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e masave të ndërmarra për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor për 6 ditët e fundit.

Mësohet se nga data 12 shkurt deri më sot, janë vënë nën hetim 17 shoferë që po drejtonin automjetin në gjendje të dehur pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e drogës.

Nga ana tjetër, janë vendosur 8720 gjoba për tejkalim shpejtësie, mosvendosje e rripit të sigurimit, mosrespektimit të vizave të bardha.

Gjithashtu janë bllokuar 9 automjete për mungesë të dokumentacionit. 

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?