Tiranë/ Polici i Forcave ‘Shqiponja’ kryen parakalim të gabuar dhe godet kolegun e Rrugores pasi e ndaloi, pezullohet nga detyra

22 Dhjetor 2022, 23:00| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 10:49

  • Share

Pas një konflikti në Elbasan edhe në Tiranë ka pasur një sherr me efektivëve të policisë. Efektiv i Forcave Shqiponja Ylber Dybeli ka në rrugën e Barrikadave ka kryer një parkalmim të gabuar, ndërkohë që makinën e kishte me xhama të errësuar. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor të efektivit, është konstatuar nga polici Neri Hunda i cili i ka bërë shenjë që të ndalojë.

Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave Shqiponja, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, Neri Hundën, të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës. Për këtë arsye Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit të forcave shqiponja, Ylber Dybeli. 

‘Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme "Shqiponja", ju informojmë se: 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasi:

Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.’-njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 23/12/2022 09:28

    Godet kolegun per shkak te detyres dhe nuk perjashtohet direkt. Keta te droguarit e shqiponjave vrasin, godasin, rrahin. Repart gangesteresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?