Tiranë/ Po shkëmbenin drogë, droni i policisë ‘kap’ në flagrancë dy vëllezërit në Allias (EMRAT)

15 Shkurt, 10:48| Përditesimi: 15 Shkurt, 10:52

  • Share

Dy vëllezër janë kapur në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi po shkëmbenin lëndë narkotike me qellim shitjen e saj më pas në doza.

Alkan Markaj, 36-vjeç dhe Mariglen Markaj 37 vjeç, u filmuan nga një dron teksa po bënin shkëmbenin e lëndës narkotike në zonën e Alliasit.

Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, policia gjeti lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?