Pistoleta e sekuestruar

Tiranë/ Po pinte kafe në lokal me armën në brez, arrestohet 47-vjeçari! I gjendet edhe një thikë

3 Shtator 2022, 14:48| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 12:35

  • Share

TIRANË- Një 47-vjeçar i identifikuar si Alked Bardhi ka rënë në prangat e policisë pasi i ëshë gjetur armë me vete.

Report Tv mëson se Bardhi u arrestua në rrugën "Njazi Meka”, teksa po pinte kafe në një lokal. Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit teksa përveç pistoletës i është gjetur edhe një municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit", dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?