Tiranë/ Po hidhte inerte në lumin Erzen, arrestohet 50-vjeçari! Balla: Do marrë fund hedhja e mbetjeve në vendet që nuk lejohet

20 Dhjetor 2023, 09:28| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 09:29

  • Share

TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke hedhur mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stërmas, ku 50-vjeçari me një kamionçinë u kap teksa shkarkonte në shtratin e lumit Erzen mbetje inerte. Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kamionçinën.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se do të marrë fund hedhja  e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara.

“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi të rëndë mjedisor në lumin Erzen”, shkruan Balla.

Ndaj 50-vjeçarit Y. B., rëndon akuza për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve".     

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kulla: 20/12/2023 12:28

    Ktu ne hyrje te rruges se arberit kamjonet me dhe e inerte i hedh diten per diell,boj ca te dua,spys as per shtet e polici,banoret i kam shkel me kom,pronaret i kam shkep ndajak,jam KULLA GROUP.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?