Xhevahir Kolaveri, i plagosuri

Tiranë/ Plagosi fqinjin pas sherrit për vendosjen e pengesave në rrugë, vetëdorëzohet 31-vjeçari

19 Shkurt, 09:28| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:43

  • Share

TIRANË- Amarildo Kamberi (Kuçi), 31-vjeç është vetëdorëzuar në polici pasi plagosi finjin Xhevahir Kolaveri, dy ditë më parë (17 shkurt) pas sherrit për vendosjen e pengesave në rrugë, për të ulur shpejtësinë e makinave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:35 në rrugën ‘Haki Shehu’ në Tiranë. Konflikti nisi fillimisht verbalisht, por më pas agravoi me përdorimin e armës. 31-vjeçari qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, 47-vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe dërgua në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?