Foto ilustruese

Plagoset efektivi i FNSH-së në Tiranë, policia: E qëlloi gabimisht kolegu gjatë përgatitjes për stërvitje! Pezullohet nga detyra

16 Shkurt, 09:03| Përditesimi: 16 Shkurt, 10:22

  • Share

TIRANË- Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është plagosur aksidentalisht dje në mesditë (15 shkurt) nga një koleg i tij gjatë përgatitjes për stërvitje brenda repartit të FNSH-së. Megjithëse fillimisht u raportua si vetëplagosje, policia sqaroi sot se inspektori Konstandin Çipi dyshohet nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë ka plagosur në këmbë inspektorin Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa punonjësi i Policisë Konstandin Çipi është pezulluar nga detyra. 

'Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra. 

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP. 

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë. 

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?