Foto ilustruese

Tiranë/ Përplasi këmbësoren me motor, plagoset një 51-vjeçare

13 Nëntor 2020, 18:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 18:58

  • Share

TIRANË - Një 51-vjeçare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një motor me drejtuesin me iniciale I.Xh. ka përplasur 51-vjeçaren me iniciale M.M.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:40 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Si pasojë e plagëve të marra, 51-vjeçarja është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?