Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti në lagjen ‘Varri i Bamit’

28 Dhjetor 2023, 13:40| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 13:43

  • Share

TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët, në një pallat në lagjen "Varri i Bamit", në Tiranë.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Zjarri ra në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?