Foto ilustruese

Tiranë/ Përfshihet nga flakët një fabrikë vaji në Vaqarr

18 Dhjetor 2023, 17:28| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 17:34

  • Share

Një fabrikë vaji në Tiranë është përfshirë në flakë gjatë ditës së sotme. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën të ditur se fabrika, ndodhet në Vaqarr, ndërsa flakët tashmë janë izoluar. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

"Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?