Tiranë/ Përfshihet nga flakët banesa në Sauk, shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë zonën

26 Dhjetor 2023, 14:23| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:17

  • Share

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët në Sauk të Tiranës. Report Tv sjell pamjet, ndërsa shihet se zona është mbuluar nga një shtëllungë e madhe tymi. 

Zjarri ra në bodrumin e banesës që përdorej si magazinë dhe shkak dyshohet se është bërë rrjedhja e një bombole gazi. Shkak për përhapjen e shtëllungave të mëdha të tymit, ka qenë tarraca e cila përbëhej nga polisteroli. 

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin kur ka rënë zjarri, në objekt ka qenë vetëm një grua e cila ka arritur të largohet në momentin e duhur dhe ka lajmëruar zjarrfikësit. 

Në vendin e ngjarjes shkuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?