Foto ilustruese

Tiranë, pas sherrit banal qëllon me armë ndaj makinës! Mister autori

26 Tetor 2023, 12:26| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:28

  • Share

Policia e Tiranës njofton se në orën 03:40 të mëngjesit në rrugën "Konferenca e Pezës", gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën "Konferenca e Pezës", gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.             

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?