Tiranë, 51 vjeçari qëllohet me armë afër Xhamisë 'Xhura' tek 'Oxhaku'! Policia rrethon zonën! 5 mijë euro shpërblim për autorin (EMRAT + VIDEO)

1 Janar, 13:09| Përditesimi: 1 Janar, 14:36

  • Share

Tirane - Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme (1 janar 2024) pranë Xhamisë 'Xhura' tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia e Tiranës informoi se 51 vjeçari Agim Jazaj u qëllua me armë nga Saimir Xhafa i cili më pas u largua në drejtim të paditur.

Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes ku ekspertë të kriminalistikës rrethuan zonën dhe vijuan mbledhjen e provave materiale që do të jenë të vlefshme për hetimin, ndërsa vijon puna me krehjen e zonës me qëllim arrestimin e tij.

Policia ka shpërndarë foto të autorit dhe vendosur një numër në dispozicion për këdo që do të ndihmojë në arrestimin e tij në këmbim të një shpërblimi prej 5 mijë eurosh.

Ndërkohë Report Tv ka arritur të sigurojë dhe foton e të plagosurit, Agim Jazaj. 

1704114580_agimjazaj.jpg

Foto: Agim Jazaj, i plagosuri sot tek Oxhaku

Lajmi në përditësim...

Ora 14:03
FOTO/ Ky është autori i plagosjes tek 'Oxhaku' në Tiranë, nëse e keni parë telefononi policinë, 5 mijë euro shpërblim

1704114229_sajmirxhafa.jpg

Foto: Saimir Xhafa 

Ky është Saimir Xhafa, 36 vjeçari të cilin policia e akuzon si autorin e plagosjes së ndodhur mesditën e sotmë në në afërsi të xhamisë "Xhura" tek Oxhaku në Tiranë.

Ai është Saimir Xhafa, i datëlindjes 04 janar 1988.

Policia ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546 dhe garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Ora 13:30
Tiranë, plagosja tek 'Oxhaku' identifikohet 51 vjeçari i plagosur, në kërkim autori (EMRAT)

1704112354_Screenshot2.jpg

Identifikohet 51 vjeçari i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme në afërsi të xhamisë "Xhura” në Tiranë.

Ai është Agim Jazaj, policia informon se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • veshi: 02/01/2024 16:09

    pse ma ngacmoni salcen ju o djem

    Përgjigju
  • Ardo: 02/01/2024 12:01

    Po' Ty,Gimo,c'te lidh me Visin ,qe shqetesohesh kaq shume?

    Përgjigju
  • Grupi: 01/01/2024 15:48

    Kto jane grup kriminal ka mbi 15 vite gjoja me biznese fantazem Pastrojne leket e droges me agjensi funerale dhe bar-kafe dyqane, Ky ka qene dhe ne burg , gjysmen e shokeve i ka te vrare paska shpetu sic duket.. vazhdon saga vis martini dhe cunat me kale

    Përgjigju
    • @Agim: 02/01/2024 08:39

      E lidh i njejti fat mesa kuptohet. Ti mos u nxeh kaq shume o burre se kush kerkon e gjen, kete po thore ky grupi. Asnje ganfester qe ben zhurme nuk del ne pension, prandaj mos u merr me komentet po qe se je trim por shko merru me ata qe i treguan vendin Viit po ta mbajti.

    • Agim: 01/01/2024 19:47

      Per qa e lidh me visin pusht mutit

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?