Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Polici 25-vjeçar qëllon për vdekje kolegun e tij: Më tallte prej kohësh! Viktima mbi 20 vite në Policinë e Shtetit

23 Maj 2022, 21:40| Përditesimi: 24 Maj 2022, 07:20

  • Share

TIRANË- Komisariati Nr.3 në Tiranë është shndërruar në një vend krimi! Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. 

Ajo që raportohet deri më tani nga gazetari Sokol Dema, është se ato janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçari, ai thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh".

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Në komisariatin Nr. 3 ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Komisariatet e Policisë javëve të fundit janë shndërruar në skena krimi. Ngjarja e kësaj të hëne, pason një tjetër ngjarje kriminale brenda Komisariatit. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës u vetëvra Ilvi Meta, teksa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes.  

Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

1653343273_Polish20220523235707480.jpg

Autori Ludjan Zaimi

Ora 00:02
FOTO/ Report Tv siguron foton e efektivit Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

1653343273_Polish20220523235707480.jpg

Ky është efektivi i Komisariatit nr. 3, Ludjan Zaimi, 25-vjeçari që qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, i cili humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda në organet jetësore. Autori është shprehur se shkak është bërë tallja që i bënte kohë pas kohe 55-vjeçari Saliasi.

Ora 22:49
Polici vrau kolegun e tij në ambientet Komisariatit Nr.3, dyshohet se 55-vjeçari e tallte prej kohësh autorin

 

Dyshimet e para të vrasjes me armë brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë janë se arsyeja e acarimit të të riut, Ludjan Zaimi ishte se viktima, Çaush Saliasi e bullizonte prej kohësh.

Ora 21:57
U qëllua nga kolegu brenda Komisariatit Nr.3, ndërron jetë në spital efektivi

 

Report Tv mëson se efektivi i policisë që u qëllua nga kolegu i tij, Çaush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.

Ora 21:56
Të shtënat me armë zjarri brenda komisariatit, dalin emrat e përfshirë në konflikt

1653335834_komisariati3.jpg

Report Tv ka mësuar emrat e policëve që u përfshin në një konflikt brenda Komisariatit nr.3 në Tiranë. Mësohet se autori është efektivi Ludjan Zaimi, teksa i plagosuri është Çaush Saliasi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic: 23/05/2022 23:53

    Polici ska në këtë vend, ka thjesht mafiozë të kamufluar, hajdutë ordinerë, tashmë edhe vrasës..nëse nuk shkarkohen nga i pari tek i fundit gjithë drejtuesit e policise, kështu do vazhdojë edhe më keq madje.

    Përgjigju
    • Populli: 24/05/2022 16:18

      Kur ka pas polici ndonjehere ne Shqiperi??? Kurre.

  • Deni: 23/05/2022 23:50

    Ke tall ti errreeee????

    Përgjigju
  • Habibi: 23/05/2022 22:36

    Keshtu eshte kur fut ne polici ish striptiste familjarisht dhe drogaxhinj qe mbushin hundet. Ky eshte rezultati qe nga rilindja e ne vazhdim

    Përgjigju
  • Skeni par gje akoma: 23/05/2022 22:32

    Me keto femij qe keni fut ne polici te gjith arroganta e bejn si te fort , do ket dhe vrasje te tjera

    Përgjigju
  • Oficer: 23/05/2022 22:20

    Mos rekrutoni ne polici hajdute e kriminel e bashkepuntor bandash, Se skane ndodh ne histori kto qe po ndodhin kto kohet e fundit!!! Sa vjen e shkatrrohet policia dhe cdo institucion Qe i kane mbush me hajdute e prostituta eskorte..

    Përgjigju
    • Gripi: 23/05/2022 22:40

      Ata i kane rekrutuar ti thua mos i rekrutoni. Mbahet Bilbil Mema bashkepuntor i skafisteve te rekrutoje te gjithe llumin e mundshem. Ardi Veliu ka ikur por kancerin qe la pas eshte malinj. Policia eshte e mbushur me rrugace, bashkepuntore te krimit dhe trafikante.

  • Drini: 23/05/2022 22:04

    Me shkoi goja mbrapa : largoni drejtorin e policise se Tiranes Lorenc Panganika sepse e ka autoritetin zero perpara ekipit te policise e rrjedhimisht policia ne Tirane eshte perfshire ne kaos. Kujtoni dhunen ndaj te rinjve per rritjen e cmimeve, dy vetvrasjet ne komisariat dhe kjo e fundit eshte thagme.

    Përgjigju
    • Alfons: 23/05/2022 23:46

      Mir e ke,largoni lorencin dhe merrni neritan nallbatin ne durres,se eshte i ndershem dhe pak me i mire se nuredin dumani ,te pakten neritani i ka pazaret me te lira,plus i duhet te vij ne tirane qe te shesi kokainen qe ka vjedhur se bashku me shoferin e tij tek anija e qymyrit ne port.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?