Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’

23 Mars 2023, 08:43| Përditesimi: 23 Mars 2023, 08:44

  • Share

Vijon puna për rikonstruksionin e rrugëve në kryeqytet. Ekipet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e rrugës “Njazi Meka”.

Ajo konsiderohet si një prej rrugëve kryesore të njësisë nr. 4, dhe lidh këtë njësi administrative me Paskuqanin.

Rruga “Njazi Meka” kishte pësuar disa dëmtime dhe tashmë pritet të rikonstruktohet tërësisht për të mundësuar lëvizjen e lirshme të qytetarëve.

Pas projekteve të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës në këtë zonë të kryeqytetit, rikonstruksioni i kësaj rruge i jep një pamje të re të gjithë lagjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 23/03/2023 17:09

    Mirë,po duhen edhe Trotuare, për njerëzit,kambësorë! Emergjencë!Futu edhe midis Pallateve prefabrikate Mbas Spitalit 5,e sistemike lagjen,se duket si Albanistan?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?