Në kërkim për drogë, grabitje dhe krime kundër personit, në pranga 36-vjeçari turk! Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina

7 Janar 2023, 09:07| Përditesimi: 7 Janar 2023, 11:49

  • Share

TIRANË- Një 36-vjeçar turk, i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Kesim Sedal. Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai ka tentuar që të hyjë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar të Morinës.  

Pas verifikimeve të thelluara të kryera, në bashkëpunim edhe me Interpol, rezultoi se shtetasi turk ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë me qëllimin për t’u ekstraduar drejt Turqisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?