Vorë/ Kamioni 'mbulon' me zhavorr rrugën gjatë ecjes, inertet e derdhura burim aksidentesh në zonë! Gjobitet shoferi (VIDEO)

2 Shtator 2023, 11:05| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 11:17

  • Share

Një drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës pasi ndoti me zhavorr karrexhatën gjatë ecjes. Kamioni është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, teksa kalonte në Vorë.

“Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor,  mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?