Foto ilustruese

Tiranë, ndërpritet energjia elektrike gjatë javës së ardhshme për disa orë, ja zonat që preken

20 Shtator 2020, 17:13| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 17:19

  • Share

TIRANË - Javën e ardhshme në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike për disa orë në disa prej zonave të kryeqytetit.

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, nga e hëna në të premte (21-25 shtator) gjatë orës 09:00-13:00 do të stakohet energjia.

Duke filluar nga dita e nesërme (21 shtator) zonat e para që do të preken janë zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten zonat që do të preken janë Paskuqani, Bathore dhe Kodra e Kuqe.

Të premten do të ndërpritet energjia në rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

Njoftimi i plotë i OShEE-së:

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”,  zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”,  rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?