Mallrat e sekuestruara

Tiranë/ Merrnin mallra në Kosovë e i kalonin kontrabandë për t'ja shitur atyre që i kishin porositur online, në pranga 2 punonjës të një poste private, në kërkim 2 të tjerë

12 Janar 2022, 14:51| Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:53

  • Share

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar se tregtonin mallra kontrabandë. Në pranga kanë rënë Bledian Zagradi dhe Aldo Rubiku, punonjës të një poste private, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.

Dyshohet se këta persona kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?