Kronikë

Tiranë/ Flakët shkatërrojnë urën 150 m e gjatë në Bërzhitë, ‘izolohen’ banorët! Zjarrfikësit shkuan të shuajnë zjarrin pas denoncimit në 'Report Tv'

25 Qershor 2021, 13:39| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 17:56

  • Share

Një urë druri e cila përdoret nga banorët e Bërzhitës dhe të lagjes Qeha në këtë zonë, e quajtur “Pasarela”, është djegur mesditën e kësaj të premte. Persona të papërgjegjshëm që kanë tentuar në afërsi të saj të djegin disa mbeturina, kanë bërë që flakët të përfshijnë edhe këtë urë. Forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Qytetarët e kësaj zone duhet të kërkojnë alternativa të tjera për të lëvizur nga njëra anë në tjetrën.

“Pasarela”, siç ura quhet nga banorët shërbente si një rrugë e shkurët për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrin, për të lidhur Bërzhitën, Mulletin dhe Qehajën. Ura tashmë ka dal krejtësisht nga përdorimi.

Hyrja e saj në drejtimin e Qehajës është shkatërruar krejtësisht nga flakët. Flakët janë ndihmuar si pasojë e temperaturave të larta të mesditës. Burime nga policia bëjnë me dije se janë në kërkim të autorëve, të cilët do të përballen me përgjegjësinë e rastit.

Ishte një qytetar i cili iu drejtua 'Report Tv' për të denoncuar djegien e urës, gjë që solli edhe reagimin e forcave zjarrfikëse.

 

Ora 15:47
Ura e drurit e këmbësorëve në Bërzhitë u përfshi nga flakët, zjarrfikësit shkojnë të shuajnë zjarrin pas denoncimit në 'Report Tv'

 

Pas denoncimit në Report TV, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në Bërzhitë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në urën me paleta të këmbësorëve. Megjithatë, sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, dëmi i shkaktuar në urë është i madh, duke e bërë atë tashmë të pakalueshme për qytetarët, deri në rikonstruksionin e saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?