Tiranë/ Mbyllte gruan në banesë, 34-vjeçari lihet në burg: Kamerat i vendosa për ta parë, isha jashtë shtetit

8 Shkurt, 12:56| Përditesimi: 8 Shkurt, 17:04

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës la sot në “arrest me burg” 34-vjeçarin Asqeri M, i cili kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij. 

Para gjyqtares ai ka deklaruar se kamerat i kishte vendosur në banesë për të parë gruan dhe katër vajzat, pasi jetonte jashtë shtetit. Ai ka mohuar ta ketë dhunuar gruan, duke thënë se kanë pasur vetëm debate, ndonëse në fakt nga kamerat e sigurisë janë provuar momente kur ai e qëllon gruan.

“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr sipas tij pasi gruaja i thoshte që të ikte të punonte natën si roje”, ka deklaruar ai.

. Ai i ka pranuar debatet me bashkëshorten, por ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, sherret kanë nisur pasi gruaja i kërkonte që të punonte roje nate. Konfliktet mes çiftit me 4 fëmijë nisën menjëherë pas kthimit të 34-vjeçarit nga Gjermania, ku kishte emigruar për arsye ekonomike.

Asqeri M., pasi kishte ardhur nga Gjermania kishte shfaqur sjellja dhune ndaj bashkëshortes së tij, të cilën përveçse e mbyllte në shtëpi dhe ruante me kamera, edhe dhunonte në sy të katër vajzave.

Ka qenë vetë gruaja që ka denoncuar në Polici për dhunën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër Institut të Tiranës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?