Tiranë, mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, 3 të arrestuar! Prezantoheshin si agjentë shitjesh

15 Nëntor 2023, 10:39| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 13:39

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim të shtetasve të huaj për të investuar nga bursa fiktive.

Në pranga kanë rënë E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjende të lirë për A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

Të arrestuarit ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Policia ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale për 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.   
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?