Mashtronin italianët përmes Call Centerave, në pranga 2 administratorë në Tiranë, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohen 68 mijë euro (EMRAT)

22 Shtator 2023, 11:20| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 11:35

  • Share

TIRANË- Dy administratorë Bjorn Kareco dhe Marjo Kolli kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit për investim në bursa përmes Call Centerave. Policia njofton se janë sekuestruar 68 mijë euro të cilat ishin përftuar përmes mashtrimit si dhe listat me emrat dhe numrat e telefonave e shtetasve të huaj që ranë në grackën e tyre.

Në Call Centerin në fjalë që ndodhej në Tiranë në rrugën e Zallit, ishin punësuar 60 operatorë të cilët mashtronin të huaj për investim në Forex.

Të huajt që binin pre e këtyre mashtrimeve ishin kryesisht italiane, operatorët u prezantoheshin si agjentë shitjesh.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?