Foto ilustruese

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 40 vjeçari me banim në Holandë

28 Shkurt 2023, 09:39| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 09:45

  • Share

Një 40 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri ‘pistoletë’.

Nëpërmjet një operacioni në rrugën “Lord Bajron”, pas kontrollit fizik që i është bërë, 40 vjeçarit të identifikuar si M.Ç, i është gjetur arma e zjarrit të cilën e kishte pa leje, krehër dhe municion luftarak si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Mësohet se 40 vjeçari, ishte banues në Holandë dhe zotëronte edhe pasaportën e vendit të BE-së.

Pistoleta dhe mjetet e identifikimit që iu sekuestruan 40 vjeçarit

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?