Tiranë/ Lejoi daljen e një të mituri pa prokurë nga babai, detyrim paraqitje për policin e kufirit në Rinas

13 Shkurt, 11:40| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:41

  • Share

Një inspektor i policisë kufitare në Rinas është lënë në masën detyrim paraqitje nga gjykata pasi lejoi daljen e një të mituri nga Shqipëria pa prokurën e babait. Kështu bën më dije AMP, ndërsa inspektori A.D, 31 vjeç dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

‘Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.’- njofton AMP.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vata: 13/02/2024 13:31

    Kushedi sa ka marrur ky polici për ta lejuar të udhtojë pa prokurë!

    Përgjigju
    • Or tej: 13/02/2024 14:17

      Sa te duash u japim sepse jemi ne qe i lutemi policeve sidomos kur prinderit jane te ndare e kushedi ku jane rrugave te botes or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?