Tiranë, kunati plagos kunatin me thikë te 'Kodra e Priftit'

3 Dhjetor 2023, 16:46| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 20:13

  • Share

Një plagosje me thikë është raportuar në Tiranë në zonën e njohur si 'Kodra e Priftit'.

Sipas burimeve për Report Tv, kunati ka plagosur me thikë në dorë kunatin, pas një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin.

I plagosur ka mbetur S.H, 57-vjeç dhe është qëlluar nga S.T, po 57 vjeç.

'Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?