Tiranë/ Kthyen qendrën e masazhit për prostitucion, në pranga pronari dhe një nga punëtoret e seksit! Një tjetër në hetim (EMRAT)

23 Dhjetor 2023, 11:10| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 11:19

  • Share

Pronari i një qendre masazhi në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi e kishte përshtatur ambientin për prostitucion.

Në pranga të policisë ka rënë Ervin Salku, 39-vjeç dhe Helena Melcini 39-vjeçe të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese  Tiranë.

Ervin Salku, administronte qendrën e masazheve në rrugën  "Tish Daija", në të cilën ishin të punësuara Helena Melcini, dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?