Fshati Zall Bastar

Tiranë/ Kërcënohet mësuesi në fshatin Zall Bastar, arrestohet autori

4 Tetor 2023, 16:00| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 16:26

  • Share

Një mësues në fshatin Zallbastar në Tiranë është kërcënuar ditën e djeshme nga një 50 vjeçar. Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se autori është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Zallbastar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur një mësues, për shkak të detyrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?