Tiranë, kapen dy persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh dhe mashtrim

22 Mars, 12:46| Përditesimi: 22 Mars, 13:10

  • Share

TIRANË - Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati nr. 6 në kryeqytet.

E.C., 35 vjeç u kap në Unazën e Re pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte caktuar masën e arrestit në burg për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.

Ndërsa në Kashar u kap dhe u ndalua shtetasi Gj.L., 44 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Këta shtetas u kapën në kuadër të megaoperacionit kombëtar ‘Sundimi i ligjit’. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?