Tiranë/ Sekuestrohet vila në Petrelë, prokuroria: Ishte pa leje dhe me dokumente të falsifikuara

21 Prill, 11:07| Përditesimi: 21 Prill, 13:20

  • Share

Shkon në 8 numri i vilave të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës të ndërtuar në një fshat në periferi te kryeqytetit por që rezultojnë me dokumente të falsifikuara.

Me kërkesë të organit të akuzës është sekuestruar një vilë 2-katëshe në zonën e Petrelës pasi ishte ndërtuar me letra të falsifikuara.

Vila e cila u vu se fundi në sekuestro i përket shtetasit Xhevdet Çeliku. Prokuroria bën me dije se vila ishte ndërtuar në të njëjtën zonë ku rreth një muaj më parë u sekuestruan 7 vila të cilat ishin ndërtuar me dokumente të falsifikuara, ndërsa u morën të pandehur 10 persona. Hetimet paraprake të prokurorisë kanë nisur vitin e kaluar për veprën penale të “Ndërtimi të paligjshëm".

Vila e sekuestruar ka një sipërfaqe toke rreth saj 660 m2 në Kërrabë, Petrelë, pjesë e parcelës ku Prokuroria sekuestroi edhe 7 ndërtesa në formë vilash me strukturë betoni me sipërfaqe të ndryshme dhe me mbulesa të llojit çati dhe tarracë betoni.

Sipas prokurorisë ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

‘Në vijim të hetimeve për ndërtimet pa leje, u konstatua se në parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.’- njofton prokuroria.

Prokuroria bën me dije se përveç ndërtimit te paligjshëm jemi përballe edhe falsifikimit të dokumenteve  pasi rezulton te jetë falsifikuar edhe një akt ekspertizë e Institutit të Ndërtimit.

‘Duke qenë se vazhdimi i mëtejshëm i ndërtimit rëndon pasojat si dhe faktin se ky ndërtim është kryer në shkelje të plotë të ligjit, duke qenë para elementeve të figurave të veprave penale të “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” sipas neneve 199/a dhe 186 të K.Penal, për sa kohë që materiali i falsifikuar ka shërbyer për lëshimin e lejes përkatëse nga ana e Bashkisë Tiranë, çmojmë se ndodhemi në kushtet kur duhet vendosur sekuestro preventive.’- bën me dije prokuroria.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kjo ishte loja: 21/04/2024 12:48

    Do te ishte shume domethenes nje studim qe te tregonte raportin Sekuestrim/Konfiskim.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 21/04/2024 12:18

    Natyrisht që do kete ndërtime pa leje, sa kohë që për të marr një leje ndërtimi, duhet të jesh mik me lali Erin! Nëse aplikon për leje ndertimi drejt- e drejt( pa lyer qerren dmth), shancet për të marr leje jan 0, ose dokumentat që të kërkohen jan sikur do ndërtosh në ndonjë planet tjetër, e jo në tokën tënde!!!

    Përgjigju
  • Ledina: 21/04/2024 11:14

    Pse shkoni aq larg, ne Petrele, kur keni lokalin "KOMITETi" ngjitur me Pallatin e Oficereve (rruga Fatmir Haxhiu") dhe ish-viles ku ka banuar Adil Carcani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?