Tiranë/ I vendoset tritol lokalit te Komuna e Parisit (VIDEO)

5 Tetor 2023, 11:56| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 22:02

  • Share

Një sasi tritoli ka shpërthyer pak më parë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit. Mësohet se ka vetëm dëme materiale, xhama të thyer të lokalit.

Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli. Sasia mësohet se ishte e vogël, por do të përcaktohet nga ekspertët.

Siç shihet edhe nga pamjet lokali ‘Mix Up Bar and Lounge’ është shkatërruar një pjesën e përparme.

Ora 12:16
I vendoset tritol lokalit te Komuna e Parisit, Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku ju vendos tritol lokalit te Komuna e Parisit në Tiranë. Siç shihet nga pamjet lokali ‘Mix Up Bar and Lounge’, është shkatërruar në pjesën e përparme të tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 05/10/2023 12:06

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?