Foto ilustruese

Tiranë/ I mituri goditet me sende të forta, dërgohet menjëherë në spital

19 Janar 2021, 14:05| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:10

  • Share

Ditën e sotme, në kryeqytet rreth orës 11:19 në rrugën “Bedri Karapici”, dyshohet se pas një konflikti të çastit personi me inicialet K.Ç. ka goditur me sende të forta 16 vjeçarin me inicialet M.S.

Menjëherë i mituri është dërguar me urgjencë në spital me qëllim marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme. Fatmirësisht 16 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për shoqërimin e personit K.Ç dhe hetimin e çështjes.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?