Foto ilustruese

Tiranë, i dehuri lyen veten dhe gruan me benzinë! Kapet me thikë në brez (Emri)

26 Tetor 2023, 12:24| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:24

  • Share

Një 49-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi mëngjesin e së mërkurës në gjendje të dehur ka lyer veten dhe bashkëshorten e tij me benzinë, në rrugën “Vangjel Noti”. Më pas është larguar me automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese, dhe kur u arrestua iu gjet një thikë me vete.

Në pranga ka rënë Besim Dedej, 49 vjeç, banues në Tiranë.

“Ditën e djeshme, në rrugën "Vangjel Noti", rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.  

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, 49-vjeçari ka qenë më herët në burg për dhunë në familje.

Pasi ka dalë nga burgu i ka shkuar bashkëshortes në shtëpi, pasi nuk janë ndarë ende me divorc, dhe ka tentuar t'a lyej me benzinë. Ajo ka ikur me vrap. Autori pasi ka lyer dhe veten me benzinë ka tentuar të largohet por është kapur menjëherë nga Komisariati nr. 3.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?