Foto ilustruese

Tiranë/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me autobusin! Në pranga 64-vjecari, ishte i dehur dhe pa patentë

22 Qershor 2023, 10:21| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:11

  • Share

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një autobus. I moshuari po drejtonte motorin pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Policia rrugore ka arrestuan 64-vjeçarin me iniciale B. A, banues në Tiranë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetet dhe është përplasur me një autobus në Rrugën Bardhyl.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari po drejtonte motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Për pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?