Foto ilustruese

Tiranë, hajdutët i hyjnë në shtëpi, i vjedhin 200 mijë lekë dhe një varëse floriri

25 Korrik 2023, 09:38| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 10:02

  • Share

Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në Laknas, ku kanë vjedhur para dhe bizhuteri. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorëve.

 Tre persona kanë hyrë në një shtëpi në lagjen "Lura", në Laknas, ku kanë vjedhur rreth 200 mijë lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje.    

Policia thotë se tre personat në bashkëpunim kanë organizuar vjedhje, ndërsa ende nuk dihen detaje nga ngjarja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

"Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen "Lura", dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje.     Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje"- njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?