Foto ilustruese

Tiranë, grabitet dhe plagoset taksisti në ‘Rrugën e Kavajës’, ‘Shqiponjat’ arrestojnë 24 vjeçarin

25 Janar, 09:28| Përditesimi: 25 Janar, 09:37

  • Share

TIRANË- Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi taksistin me të cilin udhëtonte dhe i vodhi një shumë parash. Në pranga ka rënë G.M, 24 vjeç, banues në Durrës.

Forcat ‘Shqiponja’ u vunë në ndjekje të tij dhe e arrestuan në rrugën “Sandër Prosi”.

I riu në orët e para të ditës së djeshme (24 janar) ka hipur në një taksi në ‘Rrugën e Kavajës’ ku goditi shoferin me thikë dhe u largua me një shumë parash.

Për pasojë, taksisti 57 vjeçar ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?