Tiranë/ Gjobiten përdoruesit e monopatinave, shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

20 Mars, 14:52| Përditesimi: 20 Mars, 15:25

  • Share

Në monitorimin e Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm automjetet, por edhe skuterët elektrikë.

Në këtë video të publikuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, shihen disa përdorues të patinave elektrike, duke qarkulluar në korsi jo të dedikuara për to, duke rrezikuar jetën.

Disa prej tyre nuk janë të pajisur me kaskë mbrojtëse, si dhe përdorin telefonin gjatë drejtimit të skuterit. Gjobat e policisë për të tilla shkelje variojnë nga 1000-2000 lekë.

Prej muajit gusht 2023 kur ka nisur aplikimi i masave administrative për monopatinat elektrike deri më 5 janar 2024, u vendosën 296 gjoba për drejtuesit e këtyre mjeteve.

Viti 2023 u mbyll me 48 aksidente që përfshijnë monopatinat elektrike, me 31 të plagosur lehtë dhe 1 viktimë.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?