Armët e sekuestruara

Paruke, Snajpera, kallashnikov, pistoleta me silenciator, eksploziv, gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i Thatë! 1 i ndaluar (VIDEO)

21 Qershor 2022, 12:09| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 14:27

  • Share

TIRANË- Snajpera, kallashnikov, armë zjarri automatike, pistoleta me silenciator, fishekë, eksploziv, paruke, pasaporta të falsifikuara...i gjithë ky arsenal armësh ishte i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo "depo" armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit dhe zbulimi i saj u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri, teksa ky është arsenali i dytë i armëve që është gjetur në Tiranë brenda një harku kohor prej më pak se një jave. 27-vjeçari, përveç garazhit dhe armët, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.  

Ky operacion vjen si vazhdimësi e operacioni 'Silent' që u bë pak ditë më parë në 16 qershor, ku në pranga ranë Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç. Nuk dihet nëse kanë një lidhje mes operacioneve, megjithatë vijojnë hetimet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Çfarë u gjetën brenda garazhit
2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Ora 13:53
Snajpera, kallashnikov, pistoleta me silenciator, eksploziv, del VIDEO nga garazhi që 'fshihte' arsenalin e armëve

 

2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.  Këto janë gjetur në garazhin e pallatit të Liqeni i Thatë. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?