Foto ilustruese

Tiranë/ Fqinji 'i dehur' i vendos tritol në dritaren e shtëpisë 60-vjeçarit...për ta trembur, jo për ta vrarë

12 Maj 2020, 14:23| Përditesimi: 12 Maj 2020, 15:43

  • Share

TIRANË- Një 60- vjeçari i është vënë tritol në shtëpi nga fqinji i tij, fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se tritoli iu vendos në dritaren e shtëpisë së një 60-vjeçari në Bastar i Mesëm nga fqinji i tij, Petrit Haxhiu. Referuar burimeve, Haxhiu ishte i dehur dhe kishte si qëllim për ta trembur. Ndërkohë, në shtëpinë e tij autorit iu gjet një sasi prej 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil. Haxhiu njihet si një person problematik në lagje. 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 12/05/2020 17:09

    Minjë

    Përgjigju
  • Uba: 12/05/2020 16:48

    Ku ka me injorant e kriminel se jugu i Shqiperis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?