Foto: Momenti i sherrit në Tiranë

Tiranë, faturinoja dhe shoferi i "Unazës" marrin me shkelma pasagjerin, shoqërohen në polici (VIDEO)

14 Qershor 2023, 14:39| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 14:43

  • Share

Shoferi dhe faturinoja i autobusit që u përshfinë në sherrin e ndodhur dje në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë janë shoqëruar në polici.

Në një video të publikuar në media sociale dy burra duket se godasin me grushta e shkelma një person të tretë, që ishte pasagjer i linjës së urbanit të 'Unazës'

Policët e komisariatit 3 shoqëruan në komisariat shtetasit shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç.

Ata do të procedohen në gjëndje të lirë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?